Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti në zonën e “Varrit të Bamit”

Ditën e sotme, një apartament është përfshirë nga flakët, në lagjen “Varri i Bamit”, në Tiranë.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit.

Zjarri është shuar dhe si pasojë e tij, ka vetëm dëme materiale.

Zjarri ra në banesën e shtetases L. T., 55-vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 28.12.2023 12:24