Tiranë/ Falsifikoi dokumentet e bankës që të përfitonte 108 mijë € dhe pronën e një 54-vjeçareje, vihet në pranga 32-vjeçari

Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga shtetasin Klevis Berberi, 32-vjeç, i cili i mori përmes mashtrimit 108 mijë euro një 54-vjeçareje.

Sipas informacioneve policore, bëhet me dije se 32-vjeçari, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro 54 vjeçares.

Berberi ka falsifikuar deklaratën noteriale të bankës, me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.

Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, 54-vjeçarja duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që i arrestuari ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizuan operacionin “Banker”.

Në kuadër të këtij operacioni u ndalua me iniciativë shtetasi K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

32-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro shtetases F. M., 54 vjeçe, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.

Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, shtetasja F. M., duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që shtetasi K. B., ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.06.2024 13:00