Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku shtetasi me iniciale R.M, është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, shoferi fillimisht ka humbur kontrollin e mjetit, ku ka dalë nga karrexhata dhe ka përfunduar në një banesë private.
Sakaq, sipas informacioneve policore, shoferi ka përfunduar në prangat e policisë.
Tiranë/ Shkon në 116 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.
Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.