Janë arrestuar në Tiranë shtetasit E. S., 31 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç, pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive nëpërmjet celularëve. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dhe celularët që përdornin.
Njoftimi i Policisë:
Në kuadër të operacioni policor i koduar “Games”, të bërënga Komisariati i Policisë Nr. 6 të Tiranës, u sekuestruan celularët që përdornin. Të arrestuarit janë shtetasit E. S., 31 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në Unazë të Re, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.