Një 47-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të ditës së sotme, 25 shkurt.
47-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia thotë se ai ishte paraqitur te Trauma për ndihmë mjekësore më datë 24 shkurt, pasi ishte vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.
Sipas deklarimeve të familjarëve, policia thotë se 47-vjeçari ka tentuar edhe herë të tjera që të vetëvritet.
“Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë. Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë. 47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.