Tiranë/ 29-vjeçari vihet në pranga! Kontrabandonte veshje dhe i stamponte logo false duke i shitur me çmim shumë të lartë

TIRANË – Goditet një rast kontrabande nga policia. Një 29-vjeçar vihet në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Brands”.

I riu D.A., në bashkëpunim me babain e tij kontrabandonte veshje të ndryshme nga Turqia dhe i stamponte me logo false të markave të njohura. Më pas ai i shiste në treg me çmim shumë të lartë.

29-vjeçari e ushtronte aktivitetin në banesën e tij, ku bënte magazinimin dhe më pas shitjen në dy subjekte në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Shtuar 2.03.2024 11:26