Tirana “kaps” në të gjitha rrugët! Qytetarëve iu nxihet jeta çdo ditë në trafik (FOTO LAJM)

Që në orët e para të mëngjesit Tirana është zgjuar “kaps” falë trafikut që ka përfshirë kryeqytetin.

Trafiku, një problem i përhershëm në Tiranë, duket se ka marrë përmasa serioze duke penguar qytetarët dhe i mbajtur peng ata në rrugët e Tiranës me orë të tëra.

Kjo gjendje “kapsi”, sic mund t’a shihni edhe në hartën e bashkëngjitur lajmit, shtrihet në të gjithë zonat kyce të Tiranës.

Vijat e kuqe tregojnë trafikun e rënduar dhe makinat që kanë mbetur të bllokuara në këto zona të Tiranës. Zonat për problematike janë zona e ish Doganës, kthesa e Astirit, Lapraka, zona e Trenit dhe ish fusha e Aviacionit.

Kaosi në këto rrugë lidhet edhe me faktin e punimeve në zonën e Unazës së Madhe. Rikujtojmë se edhe pse pak ditë më parë  u bë hapja e tunelit numër 5, në Unazën e Madhe, nuk ka sjellë një lehtësim të trafikut.

Përkundrazi ka ngatërruar edhe më shumë qytetarët, të cilët nuk dinë më se ku të hyjnë dhe të dalin për të arritur në destinacionet e tyre për shkak se mungojnë tabelat orientuese. /albeu.com/

 


Shtuar 7.09.2021 11:34