Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për situatën e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë që ën orët e para të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë e reshjeve të dendura, trafiku në kryeqytet është paralizuar.
Përmes një postimi në Facebook, Rama i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Edi Rama: Mot i rënduar! Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.