Ditët e fundit është vënë re një ikje masive e qytetarëve nga Tirana, kjo për shkak të natës së ndërrimit të viteve.
Shumë prej tyre drejtohet nëpër qytetet dhe fshatrat e origjinës, e të tjerë synojnë ta kalojnë këtë natë në qytetet si Korça.
Prej ditësh hyrja e qytetit të Elbasanit ka pasur një trafik të rënduar, saktësisht sapo mbaron autostrada Tiranë – Elbasan dhe fillon rruga me nje sens lëvizjeje.
Edhe ditën e sotme, kur jemi vetëm pak orë larg ndërrimit të viteve situata e trafikut të Elbasanit vazhdon të jetë e rënduar.
Në redaksinë e Albeu.com ka mbërritur një video nga situata momentale në pjesën e fundit të autostradës Tiranë- Elbasan ku vërehet një trafik kilometrik./albeu.com