Tinka Kurti protagoniste në spotin e PS: Shqipërisë i duhet Rama (VIDEO)

Në spotin e sotëm të Partisë Socialiste protagoniste është aktorja Tinka Kurti. Në videon e publikuar nga kryeministri, aktorja thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama, pasi ai nuk ndalet kurrë, lufton dhe punon për ne.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, -shprehet aktorja.

Kujtojmë se në hapje të fushatës elektorale, u shfaq edhe aktori i njohur Robert Ndrenika, i cili u shoqërua me shumë kritika për qasjen e tij politike.


Shtuar 31.03.2021 09:02