U arrestua një ditë më parë, Martina Pajollari prezentë në momentin e vrasjes së Martin Çeços
Ditën e djeshme, është arrestuar Martina Pajollarin, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços.
Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.
Detaje të reja kanë dalë në dritë. Burime konfirmojnë se Martina ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj. Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë. Gjithashtu mësohet se Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit. Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Martin Çeço u gjet në rezervuar. I riu rezultonte i zhdukur dhe u denocua në polici nga familjarët. Gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit. Ai u transportua në morgun e spitalit të Korçës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas hetimeve autorët i kanë marrë jetën të riut duke e mbytur dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar./albeu.com