TIMS u rikthye në disa pika kufitare, kjo doganë vijon ende me regjistra

Pas sulmit kibernetik ndaj sisitemit TIMS, në të gjitha pikat kufitare të vendit nisi puna e regjistrimit me shkrim të kalimtarëve dhe automjeteve.

Kjo krijoi radhë të gjatë dhe padyshim ankth dhe frikë se çfarë po ndodhte me të dhënat e shqiptarëve.

Ditën e sotme sistemi u rikthye në shumë pika kufitare dhe kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria i rezistoi mësë miri këtij sulmi.

Mirëpo jo në të gjitha doganat është kthyer normaliteti. Mësohet se në Doganën e Bllatës vijon puna me regjistrim me dorë, pasi sistemi është ende jashtë funksionit./albeu.com