“Tigri i korrupsionit ka udhëtuar në Londër”, Berisha bën deklaratën e fortë: Ahmetaj do bëjë marrëveshje me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ish-ministrin Arbehn Ahmetaj.

Ai tha se Ahmetaj ka udhëtuar në Londër, atje ku ndodhet kryeministri Edi Rama, për të bërë një marrëveshje me këtë të fundit.

Berisha: Mediat njoftojnë se tigri i korrupsionit ka udhëtuar për në Londër për deal (marrëveshje) me Edi Ramën. S’mund të konfirmoj dhe mohoj këtë udhëtim. Por edhe një herë, siguroj shqiptarët se Ahmetaj është një nga personat kryesor të megaferës korruptive të djegësve. personi më kryesor, njishi në distancë është personalisht Rama./Albeu.com/.

 


Shtuar 24.03.2023 12:43