Tifozeria e Interit nuk ndalet, shiten të gjitha biletat për ndeshjen e sotme

Inter do të ndeshet sot në orën 18:45 në “Meazza” kundër Empolit.

Tifozeria zikaltër nuk e braktis ekipin në këto javë të fundit vendimtare për të kuptuar se cili do të shpallet fituesi i Scudettos. Sot interi do të ketë në stadium mbi 70 mijë tifozë të cilët do të mbështesin zikaltërit për një fitore.

Inter ndodhet në vendin e dytë me 75 pikë, ndërsa Milan në vendin e parë me 77 pikë. Pra një hap fals i Milanit dhe një fitore e Interit, mund t’i kushtonte shumë kryesuesve aktualë./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.05.2022 13:14