Thriller në “Niko Dovana”, Kukësi i “rrëmben” një pikë Erzenit, por Taipi bën mëkat

Erzeni dhe Kukësi barazuan 1-1 në “Niko “Dovana”, në sfidën e pasdites në kampionat. Verilindorët e nisin mirë ndeshjen, goditje e Bashës nga distanca, por pa rezultat.

Ilirid Ademi do tregonte klasin e tij në minutën e 25-të. Top perfekt i Osmanllarit nga krahët, Ademi nuk fal, duke dërguar sferën pas shpinës së portierit kundërshtar.

Kuksianët provuan të reagojnë, madje tentuan në të gjitha mënyrat. Ishte Gjelbrim Taipi që me një goditje dënimi shkaktoi drithërima te vendasit.

Një nga episodet më të rëndësishme të takimit vjen në minutën e 60-të. Kukësi pretendon penallti pas një kontakti Basha-Peposhi, 11-metërshi akordohet vetëm pasi arbitri Hamiti shkoi dhe e pa në VAR. Nga e pika gaboi Gjelbrim Taipi, i cili gjeti vetëm shtyllën.

Ekipi nga Shijaku nuk do mbronte dot rezultatin deri në fund, pasi në kohën shtesë do ishte Barbosa që do i jepte një pikë skuadrës së tij.

Të besuarit e Kapllanit renditet në vendin e 3-të me 37 pikë, djemtë e Hallaçit kanë 35 pikë në vendin e gjashtë./Albeu.com/


Shtuar 18.03.2023 19:16