Një fluturim i British Airways nga Londra për në Nice të Francës u shndërrua në një thriller kur një pasagjere në aeroplan rezultoi se nuk ishte në gjumë, por kishte vdekur.
Pasagjerët në fluturim vunë re se 73-vjeçarja nuk dukej mirë kur u ulën në qytetin jugor francez, pasi ajo nuk lëvizi nga vendi i saj, ndërsa të gjithë u ngritën për të zbritur.
Kur disa nga pasagjerët u përpoqën ta zgjonin dhe ajo nuk reagonte, ata e dinin se diçka nuk shkonte. Ata kanë njoftuar menjëherë ekuipazhin, i cili nga ana e tij ka kërkuar ndihmën e parë.
Në kohën kur ekipet e shpëtimit arritën në vendndodhje ishte tepër vonë. Siç u konstatua më vonë, gruaja pësoi një atak në zemër gjatë udhëtimit.
British Airways konfirmoi ngjarjen tragjike duke thënë: “Fatkeqësisht një pasagjer ka vdekur në një fluturim nga Londra Heathroë në Nice”./Albeu.com