Një mjeke e njohur është në gjendje kritike tek spitali “Shefqet Ndroqi” pasi është infektuar me COVID-19.
Mjekja endokrinologe Varvara Lile është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe familjarët kërkojnë ndihmë dhe dhurues gjaku të grupit “0+”.
Nëse dëshironi të dhuroni gjak, kushtet janë këto:
Duhet të keni gjak të grupit Zero Pozitiv me IGG të lartë ose së paku të keni antitrupa për Covid-19.
Duhet ta keni kaluar Covid-19 dhe të keni të paktën 28 ditë pa simptoma.