Kanë dalë pamjet e tentativës për grabitje në filialin e një banke në zonën e Unazës së Re.
Një i ri sulmoi godinën mëngjesin e sotëm, teksa më vonë dekalroi se aktin e kreu në gjendje depresioni.
Të lidhura
None found

Në foto duket një prej xhamave të bankës që është thyer dhe tjetri ka marrë dëmtime të mëdha. Kaq mjaftoi që të sinjalizohej policia, e cila bëri të mundur dhe arrestimin e 23-vjeçarit në flagrancë.

NJOFTIMI I POLICISE
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
