Theu “rregullin”, zbulohet çfarë i tha Mitsotakis mediave pasi iku nga Rama

Kryeminsitri grek Mitsotakis duket se ka dhënë një ultimatum nga qendra e Tiranës për lirimin e Fredi Belerit të arrestuar për blerje votash.

Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë çështje ka qenë shumë i qartë. Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis për mediat greke teksa u ndal aty pasi takoi Ramën.

Mitsotakis u pa të ndalej për të folur për mediat greke pasi u prit nga Rama, gjë që nuk e kishin bërë liderë të tjerë para tij gjatë pritjes. /albeu.com


Shtuar 16.10.2023 13:09