Theu masën e sigurisë, Gjykata vendos arrest me burg për xhaxhain  e Aldi Ramës

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Baki Ramën, i cili theu “arrestin e shtëpisë”.

Ai ka deklaruar se kishte thyer arrestin per t’u interesuar për nipin e tij, Aldi Rama, i cili u vetëplagos dhe u dergua për ndihmë mjekësore në spital, pasi ekzekutoi nënkomisarin Saimir Hoxha.

Në Gjykatë janë paraqitur dhe dy të rinjtë e ndaluar, Armando Marku dhe Kristian Sherri që ishin shoqërues të 21-vjeçarit Aldi Rama ditën kur ky i fundit vrau Saimir Hoxhën./albeu.com