Theu masën e sigurisë dhe shkaktoi aksident, arrestohet shoferi i dehur në Bulqizë

Një 31-vjeçar nga Bulqiza është përfshirë në një aksident, pavarësisht se ndaj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Për më tepër, në momentin e aksidentit, 31-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Policia ka bërë arrestimin e shtetasit N.S.

Njoftimi i plotë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N.S., 31 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ka thyer masën e sigurisë, i cili teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.11.2023 09:17