Aksident i rëndë në minierat e Bulqizës, minatori niset me helikopter drejt Tiranës

Pak minuta më parë, një aksident me pasojë plagosjen e një minatori, ka ndodhur në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.

Një minator 36-vjeçar, mësohet se është plagosur gjatë punës në një galeri kromi të zonës D.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe me pas për mjekim të specializuar është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e krishtlindjes, teksa është festë zyrtare dhe ligji parashikon që kushdo që punon në sektorin publik apo privat, duhet të jetë pushim.

Njoftimi:

“Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi V.A., 36-vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”, njofton policia.


Shtuar 25.12.2023 15:38