Një 29-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka thyer masën e arrestit në shtëpi. 29-vjeçari ka dalë nga shtëpia në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet me vete një thikë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.