“Therrmohet” grupi i trafikantëve në Romë, e pëson edhe një 63-vjeçar shqiptar

Një grup trafikantësh të drogës është shkatërruar në Romë.

Sipas burimeve, bëhet me dije se në pranga kanë rënë 7 persona.

Në pranga ka rënë edhe një 63-vjeçar shqiptar, i cili kishte 16 gramë kokainë të fshehur në një zgavër të vogël nën timonin e makinës.

Aksioni nuk u ndal me kaq, pasi në pranga përfunduan edhe 4 trafikantë të tjerë droge. Mësohet se grupi kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe e shisnin drogën në zona të ndryshme. Gjatë aksionit u sekuestruan lloje të ndryshme droge, kokainë, heroinë dhe kanabis.