Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore që rrethojnë lumin Po mes thatësirës më të madhe në 70 vjet.
Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore Coldiretti.
Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë € fonde emergjente për të trajtuar mungesën e ujit.
Disa komuna tashmë kanë shpallur racionimin e ujit.
“Gjendja e jashtëzakonshme synon të menaxhojë situatën aktuale me mjete dhe kompetenca të jashtëzakonshme”, tha qeveria italiane, duke shtuar se mund të marrë masa të mëtejshme nëse situata nuk përmirësohet.
Moti i nxehtë dhe reshjet e pakta gjatë dimrit dhe pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë dhe kanë rritur frikën për efektet e ndryshimeve klimatike.
Kryeministri Mario Draghi tha se ndryshimi i klimës ishte “pa dyshim” i lidhur me shembjen e akullnajave të së dielës në Dolomites, ku shtatë njerëz vdiqën dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur./albeu.com