Thanë se bashkëshortja e Macron është transgjinore, gjobiten dy gratë franceze

Dy gra u dënuan nga gjykata e Lisieux me një gjobë prej 2000 euro secila.

Në dhjetor 2021, dy gratë, njëra prej tyre gazetare e pavarur, thanë në një video në YouTube se “Zonja e Parë” e Francës Brigitte Macron është transgjinore.

Sipas pretendimit të tyre, Brigitte ka lindur një mashkull, i quajtur Jean-Michel Tronier, që është emri i vërtetë i vëllait të saj. Ata gjithashtu pohuan se burri i parë i zonjës Macron ishte një pjellë e imagjinatës së saj dhe se ajo. si transgjinore, nuk i kishte ngjizur tre fëmijët e saj.

Brigitte Macron dhe vëllai i saj, Jean-Michel Tronier, iu drejtuan Drejtësisë dhe ngritën një padi për shpifje, si rezultat i së cilës u shfajësuan. /albeu.com


Shtuar 16.02.2023 14:41