Tha se vrau shokun padashje, Prokuroria kërkon arrest me burg për Marjus Demën

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë ‘arrest me burg’ për Marjus Demën i akuzuar për vrasjen e Mehmet Qemës si dhe armëmbajtjes pa leje.

Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse ëhstë përdorur apo jo në krime të tjera.

Ndërkohë që 4 shokët e tij prokuroria po kryen hetimet për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes.

Laboratori i monedhave digitale, kriptomonedha gjetur pas krimit rezulton se ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin.

Asnjë nga të ndaluarit nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se të gjithë të arrestuarit kanë patur dijeni.


Shtuar 13.05.2021 10:56