Fero ka qenë shumë i komentuar për jetën e tij private dhe raportin me ish partneren Arbenita Ismajli. Kjo e fundit e akuzoi publikisht për dhunë dhe e denoncoi edhe në polici ndërkohë që thumbat ndaj njëri-tjetrit nuk kanë pasur të ndalur në rrjete sociale kohët e fundit. Fero deklaroi se i është përkushtuar fesë islame dhe se i ka ndarë përfundimisht rrugët me Arbenitën, duke thënë se ajo nuk ka vend në xhenet marrë shkas nga ekspozimi i tepërt i trupit.
Mirëpo postimet e tij të fundit tregojnë të kundërtën. Fillimisht ish-reperi postoi një video ku shihej një luan, teksa ledhatonte partneren e tij luaneshë dhe shkruante: “Unë kur isha me Arbenitën”.
Ndërsa postimi i rradhës ka të bëjë me një deklaratë kontradiktore nga ato që ka thënë më parë.
“Zënkat janë të përkohshme, dashuria është përgjithmonë”, shkruhet në postimin e Feros, ku sërish në foto janë një luan dhe luaneshë.