Tha se ishte vetë plagosur, arrestohet 39 vjeçari: Si qëndron e vërteta

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi gënjeu duke u paraqitur në spital si i vetë plagosur. Ergys Likaj ka shkuar në spital duke thënë se ishte vetë plagosur, por rezultoi se bëhej fjalë për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në spitalin e Vlorës u paraqit për ndihmë mjekësore, shtetasi E. L., 39 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Shtuar 27.05.2021 12:06