Tetë të infketuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 184 testime, nga të cilët 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Berat, 2 në Tiranë, 1 në Durrës.

Janë 174 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,923 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Mars 2023)

Raste të reja ditore               8

Të shëruar në 24 orë            19

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                        184

Testime totale                   2,044,584

Raste pozitive                      333,697

Raste të shëruara                  329,923

Raste Aktive                             174

Humbje jete                              3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      144

Berat.                         12

Fier                           6

Vlorë                         5

Durrës.                      3

Gjirokastër.             2

Shkodër.                    1

Kukës.                          1


Shtuar 15.03.2023 19:38