Terrorizonte banorët duke gjuajtur me armë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Operacioni policor i koduar “Shinat” është finalizuar në Fier me  sekuestrimin e armëve të zjarrit, armëve të  gjahut dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Në  kuadër të  operacionit “Shinat”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Ezmir Ibishi, 31 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 2 krehra me fishekë dhe 530 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e të arrestuarit.

I riu prej kohësh vëzhgohej nga policia. Në orë të ndryshme të ditës apo natës ai qëllonte në ajër me breshëri automatiku, duke alarmuar banorët e zonës.

Policia ishte vënë në kërkim të tij, duke monitoruar edhe kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa kanë arritur ta identifikojnë. Ai është shoqëruar ne ambientet e policisë ku po merret ne pyetje nga grupi hetimor./albeu.com


Shtuar 24.02.2024 11:53

Tags: ,