Terrorizohet familja në Tepelenë, maskat grabisin 2 milionë lekë: Jemi policia, hape!

Një grabitje ka ndodhur në Tepelenë, rast i ngjashëm me grabitjen e Nazmi Çangut.

Burimet nga policia bëjnë me dije se në banesën e Alim Muhas në fshatin Luzat të Tepelenës është kryer një grabitje.

Në banesë mësohet se kanë hyrë tre persona në orën 1 të natës, të cilët janë prezantuar familjes si policia e shtetit.

Personat ende të paidentifikuar janë futur në banesë, aty ku ndodhej vetëm kryefamiljari, pasi e shoqja dhe nusja e djalit nuk ishin në banesë. Autorët kanë marrë nga banesa rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Policia po shoqëron disa persona banues në këtë fshat për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 28.11.2021 12:53