Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore këtë mëngjes.
Sipas të dhënave zyrtare të paktën 670 persona janë raportuar të vdekur në Turqi dhe Siri deri më tani.
Turqia shpesh goditet nga tërmete të fuqishme, por disa ekspertë kanë vlerësuar se ky ishte një ndër tërmetet më të mëdha.
Sizmologu nga Longond College, Stephen Hicks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona//albeu.com/