Familja Meta në fshatin Palaj, të komunës Përparim në Peqin, prej 3 vitesh ndodhet në një gjendje mjaft të rëndë, pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit të vitit 2019-të.
Siç shihet edhe në videon e bërë publike nga deputeti Dashnor Sula, gjendje e familjes meta është mjaft e rëndë dhe ata jetojnë në kushte ekstreme.
Në 26 nëntor të 2019-s ashtu si në gjithë Shqipërinë tërmeti katastrofal u shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe familjes Meta, pasi u shkatërroi muret dhe shtëpinë e çatisë, kështu që prej më shumë se dy vitesh familja Meta jeton në çadër mes vështirësive të shumta.
Kjo familje me 3 fëmijë të mitur dhe dy pleq të sëmurë ka nevojë urgjente për ndihmë.
Postimi i Sulës:
SOS
?Familja Meta me 3 fëmijë të mitur dhe dy pleq të sëmurë në fshatin Palaj të komunës Përparim prej tre vitesh jetojnë në kushte skandaloze. Pas tërmetit të 2019 shtëpia e tyre u dëmtua rëndë dhe u bë e pabanueshme, ndaj jeta e tyre është mes çadrës dhe mureve të çara.
Gjendja tyre e vështirë është parë edhe nga institucionet përkatëse. Siç do ta dëgjoni vet dëshminë e Dallandyshe Metës, asaj i është bërë fakt i kryer nga deputeti i PS ,Taulant Balla, se shtëpia do i ndërtohej. Por edhe sot pas 3 vitesh ata jetojnë në një çadër të vogël 7 veta.
Njësoj si qytetarëve të Thumanës, Durrësit apo Laçit edhe familjes Meta, tërmeti i 2019 ja prishi shtëpinë, ndaj edhe këta njësoj si qytetarët e Durresit Laçit etj, meritojnë të kenë shtëpinë e tyre ku të flenë të sigurt.
?Ashtu siç i dhashë fjalën nënë Dallandyshes dhe 3 fëmijëve të mitur unë nuk do lë gur pa lëvizur, derë institucioni pa trokitur që ajo familje e nderuar të marrë atë që i takon!/albeu.com