Tërmeti tragjik, mes viktimave politikani turk dhe familja e tij

Një politikan turk është në mesin e mijëra njerëzve të vrarë nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Yakup Tas, 63 vjeç, një anëtar i partisë në pushtet të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, u gjet mes rrënojave të shtëpisë së tij në qytetin Adiyaman, raportuan mediat shtetërore.

Agjencia Anadolu tha se bashkëshortja, vëllai, kunata, nipi dhe dy nipërit kanë vdekur gjithashtu.

Tas ishte në zonën e tij elektorale për një funeral një ditë më parë.

I lindur më 16 qershor 1959, në Adiyaman, Tas shërbeu si deputet për 27 mandate. Ai ishte i martuar me gjashtë fëmijë. /albeu.com


Shtuar 7.02.2023 16:27