Tërmeti shkatërrues ndan në mes rrugën në Turqi (FOTO LAJM)

Dhjetëra fotografi të shkatërrimit në Turqi dhe Siri janë ndarë në rrjetet sociale pas tërmeteve të fuqishme të hënën.

Por imazhet më poshtë, të marra në një fshat afër Antakias sot, tregojnë qartë se sa të forta kanë qenë lëkundjet, që kanë ndarë edhe rrugët në mes.

Ndërkohë, numi i viktimave ka tejkaluar 11 700.

Numri i viktimave në Turqi është rritur në 9057 në momentet e fundit, ndërsa 1262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.

Helmetat e Bardha, një grup që drejton operacionet vullnetare të kërkimit dhe shpëtimit në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, ka regjistruar 1400 vdekje.


Shtuar 8.02.2023 17:49