Më shumë se 8,000 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që dolën të gatshme për të ofruar mbështetje pas tërmeteve të së hënës së kaluar.
Ai tha gjithashtu se një numër i madh prej mbi 81,000 personash të lënduar nga tërmetet janë larguar nga spitalet.
“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe motra që kanë mbledhur ndihma për kombin tonë ditë e natë, duke mbështetur përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe duke mos na harruar në lutjet e tyre”, shtoi Erdogan.
“Turqia nuk do ta harrojë kurrë miqësinë që treguat në këtë ditë të errët”, tha ai. /albeu.com