Tërmeti në Turqi, ekipi nga Kosova bën mrekullinë, shpëton 3-vjeçaren e cila kishte 10 ditë nën rrënoja

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka arritur që ta shpëtojë një trevjeçare nga rrënojat 10 ditë pas tërmetit.

Lajmi u konfirmua nga shoqata përmes një njoftimi në Facebook, të cilët kanë publikuar edhe pamje nga momenti i shpëtimit të vajzës.

“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas termetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në njoftim.


Shtuar 14.02.2023 19:45