Tërmeti në Korfuz/ Gjatë 24 orëve ranë edhe dy të tjerë, ҫfarë thonë sizmiologët

Tërmeti prej 4.7 ballë i shkallës Rihter, i mëngjesin e sotëm në ishullin e Korfuzit, ka qenë 31 kilometra në jugperëndim të Othonit.

Thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë 9.2 km.

Në të njëjtën zonë, bëhet me dije nga mediat greke se ka patur edhe dy tërmetet të tjera, i pari me magnitudë 2.9, pasditen e djeshme dhe i dyti me magnitudë 3.5 rreth orës 02:12 mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë sizmiologët në Greqi, thonë se nuk ka vend për shqetësim. Sipas tyre, zona ku kanë rënë këto tërmete, është një zonë me aktivitet më të ulët sizmik se sa zonat me aktivitet të lartë sizmik në Shqipëri.


Shtuar 22.03.2024 09:03