Tërmeti në Elbasan, flet sizmologu Aliaj: Nuk ka vend për panik

Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj që ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmiologjisë në një komunikim me Albeu.com ka qetësuar qytetarët pas tërmetit në Elbasan.

“Mos u shqetësoni nga tërmete të tilla, ata nuk sjellin ndonjë rrezik”, tha profesori për Albeu.com.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 12:00 në vendin tonë. Tërmeti me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në  zonën e Gjinarit, 23 km në lindje të Elbasanit.

Tërmeti kishte një thellësi 10 km.

Edhe inxhinierja Luljeta Bozo në një komunikim me Albeu.com u shpreh se nuk ka vend për panik.

Sipas saj, tërmete me magnitudë 3 apo 5 të shkallës Rihet ndodhin herë pas here por nuk duhet të shqetësohemi./Albeu.com/


Shtuar 9.02.2023 13:24