Një tërmet me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter ka goditur Filipinet gjatë ditës së sotme.
Lëkundjet ndodhën në një thellësi prej 10 km (6.2 milje) në rajonin Mindanao, sipas shkencëtarëve.
Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit tha se nuk pritej cunami nga tërmeti në det të hapur, por ekzistonte kërcënimi i dëmeve dhe lëkundjeve të mëvonshme.
Ende nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por pritet që në orët në vijim të ketë të dhëna rreth situatës atje.
Kujtojmë se Filipinet janë një vend që goditen shpesh nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore.