Tërmetet në Japoni, Biden: Jemi gati të ofrojmë çdo ndihmë

Presidenti i SHBA, Joe Biden, theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për Japoninë, pas tërmeteve të forta që goditën vendin.

“Administrata ime është në kontakt me zyrtarët japonezë dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për popullin japonez”, tha Joe Biden në një deklaratë.

“Si aleatë të ngushtë, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ndajnë një lidhje të thellë miqësie që bashkon popullin tonë. Mendimet tona janë me popullin japonez gjatë kësaj kohe të vështirë”.


Shtuar 1.01.2024 22:04