Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Mesditën e sotme, një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi Greqinë jugore.

Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49 me orën lokale, me epiqendër 11 kilometra në veriperëndim të qytetit Messíni dhe rreth 126 kilometra në jug-juglindje të Patrës.

Tërmeti ndodhi në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, ç`ka e bën më të ndjeshëm në sipërfaqe.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet greke janë në gatishmëri në rast të pasgoditjeve.

Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera përreth rajonit të Peloponezit.

 


Shtuar 7.08.2025 12:55

Tags: ,