Tërmet me magnitudë 6.3 në Greqi

Një tërmet me magnitudë 6.3 ka lëkundur Kretën në orën 12:24, sipas kohës lokale.

Sipas informacionit automatik të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi në një zonë detare në 30 km në jug-juglindje të Zakros, ndërsa thellësia fokale ishte 5 km.

Sipas kryebashkiakut të Sitia, George Zervakis, dridhja e fortë sizmike shkaktoi dëme. Sipas tij, edhe bashkia e qytetit ka treguar çarje nga tërmeti më i fortë./albeu.com

 


Shtuar 12.10.2021 11:37