Tërmet i fortë në Kinë, mbi 100 të vdekur

Një rajon malor i Kinës veriperëndimore, u godit një tërmet me magnitudë 6.2, duke vrarë të paktën 11 persona dhe plagosur qindra të tjerë.

Autoritetet kanë mobilizuar një sërë masash emergjente, por puna e kërkim shpëtimit mund të jetë sfiduese për shkak të temperaturave nën zero.

20 persona janë raportuar të zhdukur në pasojat e tërmetit, pas disa orësh përpjekjesh shpëtimi.

Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 5 km nga kufiri midis Gansu dhe një provincë fqinje.

Tërmeti goditi qarkun Jishishan në provincën veriperëndimore Gansu në orën 23:59 sipas kohës lokale të hënën, në një thellësi prej 10 km.

Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore si Gansu, të cilat shtrihen në kufirin lindor të rrafshnaltës Qinghai-Tibetan, një zonë tektonikisht aktive.

Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në dekadat e fundit ishte në vitin 2008 kur një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Sichuan, duke vrarë afro 70,000 njerëz.


Shtuar 19.12.2023 07:32

Tags: ,