Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi dhunoi një qen. 64-vjeçari tërhoqi me zinxhir një qen, teksa po lëvizte me makinë në Patra.
Sipas mediave greke, ai vetë mbante zinxhirin nga dritarja e mjetit, duke tërhequr qenin, për pasojë ky i fundit u plagos në këmbë.
Kalimtarët kanë lajmëruar Policinë dhe menjëherë ka pasur mobilizim. Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë.
Qeni u mor nga një vullnetar për t’u ekzaminuar nga një veteriner dhe për t’u trajtuar për plagët e tij. /albeu.com