Pas tërheqjes së një pjese të trupave ushtarake ruse nga kufiri me Ukrainën, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit.
Ministri i jashtëm ukrainas është shprehur se, Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve.
Dmytro Kuleb u tregua skeptik duke thënë se nuk besojnë asgjë po nuk e panë me sytë e tyre.
“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve dhe shtoi: “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në një de-përshkallëzimi.”
Më tej tha se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm./albeu.com