Tërbohet rrjeti, Don Xhoni i dhuron puthje në mes të koncertit Era Istrefit (VIDEO)

Së fundmi Era Istrefi dhe Don Xhoni janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.

Dyshja ishin në koncert së bashku dhe teksa po performonin këngën e tyre në skenë, në një moment Don Xhoni i afrohet këngëtares në dukje për t’i dhënë një puthje.

Megjithëse është e paqartë nëse Era dhe Don Xhoni kanë shkëmbyer një puthje në buzë, fansat duken mjaft të emocionuar nga ideja se artistët mund të jenë çifti më i ri i showbizit. Ende nuk ka asnjë reagim nga dyshja, dhe mbetet për t’u parë nëse me Era Istrefit dhe Don Xhonit po nis diçka. /G.D albeu.com/


Shtuar 16.10.2022 18:24