Edhe mbrëmja e së shtunës ka dhuruar të njëjtin “spektakël” në Tiranë, ashtu si një ditë më parë.
Moti vijon të tregohet “kokëfortë” duke sjellë rreveshe dhe stuhi të pazakonte gjatë viteve të fundit në kryeqytet.
Erë e fortë dhe stuhi shiu, si dhe shkarkime elektrike, ka qenë “spektakli” që ka dhuruar moti në kryeqytet.
Por sigurisht që kjo ka sjellë mjaft probleme, sidomos në rrugë, ku trafiku dhe pellgjet e mëdahja me ujë e kanë vështirësuar qarkullimin si të njerëzve ashtu dhe të mjeteve.