Tërbohet moti, 7 të vdekur në Turqi dhe Bullgari

Dukuritë shumë intensive të motit po përfshijnë Bullgarinë dhe Turqinë, duke lënë pas të vdekur dhe dëme materiale të pallogaritshme. Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në Turqi nga përmbytjet që kanë përfshirë pjesën veriperëndimore të vendit.

Dy prej të vdekurve humbën jetën në rrugët e Stambollit, të cilët u kthyen në lumenj të vrullshëm me vëllimin e ujit që kalonte mesataren vjetore në këtë zonë në vetëm pak orë. Zyrtarisht autoritetet e metropolit turk njoftojnë se 12 persona të tjerë janë dërguar në spital me plagë, dy prej tyre në gjendje shumë të rëndë.

Në provincën veriperëndimore të Kirklarelit sipas mediave turke janë ende të paktën katër të zhdukur, ndërsa shprehet frika se për sa kohë që efektet mbeten shumë të forta në disa vende numri i të zhdukurve do të rritet.

Në vetëm katër muaj, veçanërisht në Evropë, ndryshimet klimatike kanë treguar përmasat e vërteta të krizës me të cilën jemi thirrur të përballemi, të kufizojmë dhe gjithashtu të mbrohemi. Temperaturat e kësaj vere në Mesdhe, në Spanjë, Itali dhe Greqi ishin jashtëzakonisht të nxehta, jo për herë të parë por për herë të parë në një kohë kaq të gjatë. Bazuar në objektivat, viti 2023 është vera më e nxehtë për planetin që nga fillimi i regjistrimeve.


Shtuar 6.09.2023 19:47